Ralf Ragnick nuk bind. Manchester United po mendon largimin e trajnerit. Sipas asaj që shkruan “Mirror”, drejtuesit e “Red Devil” dëshirojnë të firmosin me teknikun e Southampton, Ralf Hasenhuttl.

“Timonieri” austriak po bën mirë te skuadra e Brojës me shokë, teksa skuadra ka arritur rezultate të rëndësishme.

54 vjeçari ka qenë më parë në krye të Red Bull Leipzig, Inhostatd, apo edhe Aalen. Skema e preferuar e tij është 4-4-2.

Hasenhuttl ka 27 ndeshje i ulur në pankinën e Southampton, ku numëron 8 fitore, 11 barazime dhe 8 humbje./newsport/