Besëlidhja ka konfirmuar afrimin e tyre më të ri, Leonid Varfi. Gardiani 25 vjeçar i dalë nga radhët e Dinamo, ku është aktivizuar me shumë ekipe si Kastrioti, Egnatia, Partizani B dhe së fundmi Luzi. Pas largimit të Elson Demit, Besëlidhja kërkonte një tjetër gardian për portën e saj.

Besëlidhja aktualisht renditet në vendin e fundit të tabelës dhe me përforcimet e kësaj merkato, pritshmëritë janë për të siguruar mbijetesën. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi lezhjan. Varfi do të jetë pjesë e Besëlidhjes deri në vitin 2025.

Madje blerja e re e lezhjaneve ka debutuar diten e sotme ne ndeshjen miqesore ndaj Murlanit duke mbrojtur porten e Beselidhjes. Me te, stafi teknik mendon ta kete siguruar prapavijen, nderkohe qe po sheh mundesine per te bere perforcime edhe ne repartet e tjera.

Sigurisht qe fitorja e sotme 5-1 ne miqesoren ndaj Murlanit nuk eshte tregues, megjithate skuadra eshte ne permiresim dhe padyshim qe ne gjysmen e dyte te sezonit do te kerkoje t’i largohet sa me shpejt vendit te fundit ne tabelen e renditjes qe mban aktualisht./SHKODRA-SPORT.COM/