Tek Vllaznia gjate gjithe kesaj periudhe eshte folur per çeshtjen e largimit te disa lojtareve teksa emrat me te diskutuar kane qene ato te Aralices, Vulajt dhe Heriç. Ky i fundit duket se ka marre aprovimin e stafit teknik per te vazhduar nderkohe qe per dy te tjeret puna e largimit mbetet ende ne fuqi.
Trajneri Josa madje deklaroi se pa u larguar disa lojtare nuk do kete perforcime. Por ndryshe mendon presidenti Xhaferi. Ne nje interviste te dhene sot per mediat, ai pranoi se Vllaznia do te jete e detyruar te zbatoje kontratat nese lojtaret nuk duan te largohen dhe nese nuk arrihet ndonje marreveshje me ta.
“Per te gjithe lojtaret nen kontrate, klubi duhet te permbushe detyrimet e veta ne perputhje me te gjitha rregulloret ne fuqi te FIFA-s. Ne kete pike, KF Vllaznia eshte model dhe qe nga fillimi i drejtimit te klubit nga ana ime dhe deri tani, nuk kemi asnje proces ne FIFA dhe asnje detyrim te papermbushur.
Parimi yne eshte gjithmone qe problemet t’i zgjidhim me mirekuptim, me marreveshje te dyanshme, jo vetem duke mbrojtur interesin e klubit, por edhe duke mirekuptuar pozicionin e lojtareve. Prandaj nuk eshte e thene te kemi vetem shkeputje kontratash, por ne po studiojme edhe mundesine e huazimeve ne klube te tjera, te cilat jane te interesuara per te marre sherbimet e lojtareve tane.
Sa i takon emrave te lojtareve qe eshte perfolur se mund te largohem, mund te konfirmoj faktin qe nuk ka asgje te veçante ne kete pike. Ata jane lojtare nen kontrate dhe qasja jone eshte e njejte, siç e permenda edhe me lart”.
Presidenti Xhaferi eshte pyetur edhe per Vulajn i cili erdhi me buje dhe tashme nuk preferohet nga trajneri. Pergjigja e numrit 1 te klubit ne lidhje me kete lojtar ka qene: “Une kam nje maredhenie shume specifike me lojtarin, aq me teper qe kam qene nder iniciatoret per ardhjen e tij ne Shkoder, duke njohur edhe anen njerezore te tij, qe eshte nje djale shembullor.
Sigurisht qe nuk jam i lumtur nga menyra si kemi ardhur deri ketu, por kjo mbetet nje analize e stafit teknik, qe kane lidhje me performancen, skemat e lojes se tij etj. Une nuk jam perfshire ne kete pike, por personalisht ia kam vene ne dukje trajnerit Josa dhe drejtorit teknik pakenaqesita e mia, ashtu siç mund t’ia shfaq per çdp lojtar tjeter te Vllaznise.
Nuk mendoj absolutisht se duhet te kete nje diskutim per preference apo mospreference. Pastaj ne kontekstin e mundesive, sigurisht qe huazimi mund te jete nje opsion per Vulajn”./SHKODRA-SPORT.COM/