
Verën e kaluar tek Vllaznia pati një dyndje futbollistësh kryesisht të huaj që erdhën për provë por në fakt ato nuk rezultuan ashtu si duhet. Edhe ndonjë që “e kaloi klasën”, nuk rezultoi i tillë pas fillimit të kampionatit. Sivjet do të jetë ndryshe dhe këtë e ka bërë të ditur vetë numri 1 i pankinës shkodrane.
Në një prononcim të dhënë për mediat, trajneri Cungu është shprehur se këtë verë Vllaznia nuk do të kthehet në një kantier ku do të provohen 30-40 lojtarë, siç ndodhi një vit më parë.Ai është i qartë kur thotë se Vllaznia nuk do të jetë një han pa portë, ndaj do tentohen të bëhen lëvizje të studiuara mirë.Sipas tij, do të shikohet mundësia për të marrë 3-4 lojtarë kryesisht nga kampionati shqiptar dhe kaq pasi pjesa tjetër e skuadrës do të përbëhet nga futbollistë shkodranë.
© shkodrasport.com


