Pas prezantimit para mediave, trajneri i ri i Vllaznise Hysen Dedja eshte prezantuar edhe para skuadres.
Prezantimi eshte bere ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” dhe te ptanishem kane qene edhe kryebashkiakja Ademi dhe administratori Lici.
Kjo behet e ditur edhe nga klubi shkodran permes nje njoftimi te bere ne faqen zyrtare te tij ku shkruhet:
“Trajneri Hysen Dedja është prezantuar pasditen e sotme para skuadrës. Në këtë prezantim ka qenë e pranishme edhe kryebashkiakja Ademi dhe administratori Lici.
Nderkohe, me pas ekipi eshte nisur drejt fushes sportive te Golemit per te zhvilluar seancen stervitore te rradhes”- thuhet ne njoftimin e klubit shkodran.