Nje dite intensive per trajnerin e ri te Vllaznise Hysen Dedja. Mengjesi i sotem e ka gjetur ne Tirane prane familjes dhe me pas nisja drejt Shkodres, qytetit te tij te lindjes per te marre drejtimin e skuadres qe e beri te njohur si futbollist e trajner.

Me te mberritur ne kryeqendren e Veriut nje takim me ata qe do te kete si ndihmes, Osjen e Lekiqin, me pas edhe me administratorin Lici dhe te katert sebashku i jane drejtuar zyres se kryebasbkiakes Ademi.

Ne oren 12.00 nga zyrat e klubit del lajmi se konfirmohet zyrtarisht si trajner i Vllaznise dhe lajmerohet se 30 minuta me vone do te behet prezantimi i tij para mediave.

Ne oren 15.00 eshte prezantimi para skuadres dhe nje bisede e gjate me lojtaret ndersa ne oren 17.30 mesohet se ka zhvilluar seancen e pare stervitore me te.

Kjo konfirmohet edhe nga vete klubi Vllaznia permes faqes zyrtare te tij ku behet e ditur se Dedja ka nisur punen dhe pergatitjet per ndeshjen e rradhes me Teuten. Ja çfare shkruhet ne te:

“Vllaznia ka vijuar me seancën stërvitore të rradhës, por kjo e pasdites së sotme ka patur të veçantë se është drejtuar nga trajneri Hysen Dedja.

Ai nuk ka preferuar të flasë gjatë me futbollistë por ka nisur menjëherë nga puna për ta bërë skuadrën gati për takimin e rradhës me Teutën që do të luhet të enjten në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.