FUTBOLLI ka te papriturat e tij si ne rezultate dhe ne trofe. Vllaznia vitet e fundit ka kaluar ne shume te papritura, sidomos ne prezencen e stolit. Me ardhjen e maqedonas Mirsad Jonuz u mendua se tek Vllaznia nuk do te kishte me probleme me njeriun e stolit, pra trajnerin.

Por pikerisht pas nderprerjes se kampionatit, pas daljes nga karantina e gjate e pandemise Covid-19 dhe rifillimit te kampionatit ku Vllaznia fitoi ne Vlore 3-1, shpresa se Mirsad do te ishte deri ne fund te kampionatit u sfumua si ne nje enderr.

Menjehere perveç problemeve me rrogat, me pozicionin e diskutueshem ne renditje, ekipit, Bashkise e kordinatorit iu deshte te merren me gjetjen e nje emri te ri per te permbyllur 8 ndeshjet e mbetura dhe vazhdimin e Kupes se Shqiperise.

Nje ftese e korcdinatorit Lici ne drejtim te bashkeqytetarit e shokut te skuadres Hysen Dedja, pat nje pergjigje pozitive nga ish- futbollistit e trajnerit te Vllaznise.

Sapo emri i tij u be i njohur, Dedja qe i ka falur plote 17 vite ketij klubi, gje qe me pare e kishte bere edhe i vellai i tij Menduhi, nuk priti te hynte ne tratativa, por mori drejtimin drejte qytetit te lindjes, duke zbutur situaten e ndere qe u krijua me largimin e Mirsadit.

Pra duke vler3suar ftesen e Klubit Vllaznia, Dedja ka patur nje detyrim moral per ekipin me te cilin ka fituar pese trofe si futbollist (dy kampionate e tre kupa Shqiperie) dhe si kampion edhe si trajner i saj, ndaj pa humbur as edhe nje gjysme dite takoi drejtuesit e klubit, kryebashkiaken Ademi, skuadren, shoket dhe sportdashesitpa humbur kohen e stervitjes ne prag te ndeshjes me Teuten te cilen e drejtuar si trajner, per Kupen e Shqiperise.

Pra gjtheshka mbrenda pak oreve Dedja la me kuptue se trokitja e tij nuk eshte ne nje adrese te panjohur, por pikerisht aty ku zemra i tha: “o sot o kurre per Vllaznine e Shkodren”.

Me kembe te mbare Hysen Dedja! Ashtu si ju nuk e keni harruar Vllaznine edhe ajo e simpatizantet e saj nuk e kane harruar Serin, mbrojtesin, kapitenin e trajnerin e qytetit te tyre me tradita te vyera futbollistike.
NAMIK MEHMETI
Firenze 9.06.2020