Vllaznia në basketboll për meshkuj ka arritur që të fitojë një ndeshje të rëndësishme ndaj ekipit të Kamza Basket, në kuadër të javës së nëntë të Ligës Unike. Vllaznia mundi kamzalinjtë me rezultatin 85-79 në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Kjo është një fitore e rëndësishme për kuqeblutë, të cilët marrin kështu fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Fabian Gjuka. Fitorja me një ekip si Kamza Basket është një sinjal pozitiv për vazhdimësinë e Vllaznisë dhe objektivat që ka skuadra.
Po ashtu, në ndeshjen e sotme, padyshim që duhet vlerësuar edhe ekipi për shpirtin e garës që tregoi.
Vllaznia përballjen ndaj Kamza Basket e nisi shumë mirë duke fituar periodën e parë në shifrat 24-18. Kuqeblutë vazhduan lojën e mirë të tyre, teksa edhe në periodën e dytë është Vllaznia që fiton duke bërë që gjysma e parë e lojës të mbyllet 51-39 në favor të vendasve.
Kamza Basket ndryshon gjithçka në periodën e tretë teksa barazoi shifrat në 59-59 dhe në 10-minutëshin e fundit u zhvillua një lojë shumë interesante. Përfundimisht, në periodën e katërt shkodranët nuk gabojnë, teksa tregohen më të vëmëndshëm dhe e fitojnë 20-15 duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet 85-79 për Vllazninë ndaj një ekipi rival si Kamza Basket.
Në Ligën Unike, skuadra shkodrane ka dy fitore dhe shtatë humbje. Ndeshjen e ardhshme, Vllaznia do ta ketë sërish me Kamza Basket në Shkodër për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Maringlen Zhivani