Trajneri i Vllaznisë Armir Grima, mendon se në ndeshjen e sotme kundër Bylisit, skuadra e tij është ndëshkuar edhe nga gjyqtari i takimit. Në intervisëtën që ai ka dhënë menjëherë pas ndeshjes për faqen zyrtare të klubit, ai ka shpjeguar gjithçka ka ndodhur në këtë takim teksa ka thënë: “Si u zhvillua takimi, më vjen keq që humbëm. Djemtë luajtën me shpirt dhe mendoj se e meritonim një pikë në Ballsh. Goli i Bylisit ishte thjeshtë një episod, asgjë më shumë. Në pjesën më të madhe të 45 minutave të dyta, ishim ne superiorë. Ajo që më vjen keq ishte se, në momentin tonë më të mirë, ishte gjyqtari i takimit ai që na dëmtoi me arbitrimin e tij të njëanshëm. Kemi rënë dy vende në renditje, por besoj se javën tjetër do të ngjitemi sërish në vendin e 6-të. Une jam i kënaqur me atë çfarë dhanë në fushën e lojës futbollistët të cilët i falenderoj, pavarësisht rezultatit që mendoj se nuk paraqet atë çfarë u zhvillua në fushën e lojës”.