Ndeshjet e play-off per Kategorine e Pare te U-17, rezervojne nje supersfide, sic eshte derbi shkodran, Basania-Scutari. Te dy ekipet shkodrane kane luftuar gjate gjithe vitit se bashku per vendin e pare, duke prodhur nje rivalitet mjaft te forte ne kampionat.

Ne prag te ketij derbi kunder Basanias, ne nje interviste per “Shkodra Sport”, trajneri i Scutarit, Erjon Hasaj thote se eshte kenaqesi e madhe, qe nga grupi i Veriut kane dale dy ekipe nga Shkodra. Trajneri Hasaj deklaron se kjo ndeshje ndaj Basanias, ka per te qene e barabarte, pasi te dy ekipet nuk kane diferenca me njera-tjetren, megjithate mbetet per t’u pare se kush do ta fitoje ndeshjen ne fund.

“Neser luajme ndeshjen e pare ne play-off kunder ekipit te Basanias. Eshte kenaqesi qe ne 12 ekipe ne grupin e Veriut, kemi dale dy ekipe nga Shkodra. Ndeshja e neserme ndaj Basanias mendoj se ka per te qene e barabarte, pasi te dy ekipet nuk kane diferenca te medha me njera-tjetren, por ne fund besoj se do fitojme ne, pasi kemi lojtare qe dijne te zgjidhin situata.

Mendoj se me kete grup lojtaresh, mund t’ia dalim te ngjitemi ne Superiore. Edhe pse duhen vleresuar ne maksimum edhe ekipet kundershtare, pasi jane pese ndeshje dhe te gjitha duhen vleresuar si ndeshje finale.

Kete vit, ekipi i Scutarit U-17 arriti te mbledhe 55 pike dhe u renditem ne vend te dyte, 1 pike me pak se vendi i pare. Me vjen keq per disa pike te lena me Tiranen dhe Ilirine, pasi kemi pasur mundesi te bejme me mire.

Ekipi i Scutarit U-17 ka tre vite, qe merr pjese ne Kategorine e Pare dhe eshte hera e dyte, qe del ne play-off. Shpresoj qe kete vit t’ia arrijme qellimit, por edhe po nuk ia arritem, ky ekip do vazhdoje ne kete kategori, pasi ka bazen e ekipit per vitin tjeter, plus 7-8 lojtare, qe kalojne nga ekipi Scutarit U-15”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Scutarit, Erjon Hasaj.

Maringlen ZHIVANI