Gazetari sportiv, Pano Xhixho mendon se Vllaznia eshte penalizuar nga arbitrimi gjate ketij sezonit. Ne emisionin “Skaner” ne MCN TV, Xhixho eshte shprehur se shkodranet kane pasur shume problematika, c’ka ka ndikuar direkt ne performancen e ekipit.

“Vllaznia ka pasur momente te caktuara te sezonit, qe i ka rene ne qafe edhe arbitrimi, qe jane pike te hequra pra. Per shembull me Egnatian, penalltine ne minuten e fundit, qe mund te ndryshonte fatin e asaj ndeshje me 3-pikesh, por edhe entuziasmin ne dhomat e zhveshjes ate jave.

Pra, ka pasur edhe keto problematikat. Nje problematike tjeter ka qene edhe demtimi i disa lojtareve kryesore, por edhe luhatja e formes se lojtareve, sidomos Latifit dhe Da Silves, sepse ata ishin lojtaret me te mire, qe benin diferencen.

Dy lojtare u larguan nga Vllaznia sezonin e kaluar, qe u qane shume. Ishte Marku dhe Isaevski.

Isaevskin e pame te gjithe cfare sezoni beri me Dinamon, kurse Marku nuk eshte se beri diferencen te Partizani. Pra, Vllaznia nuk eshte se ka humbur dhe ata shkelqyen ne ekipet ku shkuan”,-tha gjate prononcimit te tij, gazetari sportiv i RTSH, Pano Xhixho.
Maringlen ZHIVANI