Christian Panuçi ka folur pas humbjes 4-0 kundër Skocisë. Trajneri i kombëtares shqiptare deklaroi për mikrofonin e Supersport:

“Po na ecën shumë ters. Që me goditjen e parë pësuam gol. Kartoni i kuq i Mavrajt na nxori jashtë. Goli i dytë ishte përfundimi i ndeshjes. Këtu besoj mori fund gjithçka.

I marr përsipër gjitha përgjegjësitë. Ishte faji im komplet. Ishin zgjedhje të gabuara të miat. S’kam çfarë them më shumë se kaq.

Për sa i përket zëvendësimit pas kartonit të kuq të Mavrajt, ose do hiqja Memushajn ose Kaçen, sepse u futëm në fushë për të fituar.

Unë nuk heq dorë. Besoj shumë te kjo skuadër. Do mundohemi të bëj më mirë. Kjo ndeshje doli jashtë parashikimeve tona. Ky ekip ka shumë cilësi ndaj unë dua të vazhdoj të besoj te ta. Nuk ndihem i tradhëtuar nga lojtarët aspak. Kanë qenë zgjedhjet e mia të gabuara.

Për sa i përket ofezave në stadium nga tifozët, i mirëkuptoj tifozët sepse unë jam përgjegjës për gjendjen e skuadrës. Dua t’i kërkoj falje për rezultatin dhe për lojën. Ishte kritikë ndaj meje, më mirë ndaj meje se sa ndaj futbollistëve”, përfundoi ai.