Indrit Tuci ishte një nga faktorët kryesorë të kualifikimit të Spartës së Pragës në 16 më të mirat e Europa League-s. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e epërsisë kundër Galatasaray-t, si dhe dha një asist në fitoren 4-1 të çekëve.
Trajneri i Spartës ka thënë për mediat se Tuci është për t’u lavdëruar, pasi ishte çelësi i fitores së skuadrës së tij.
“Tuci më bën shumë të lumtur. Ai meriton të lavdërohet. Ka një mentalitet të shkëlqyer. Më tha se do të pranonte çdo rol, që ai do ta niste ashtu siç dua unë.
I duhen vetëm 5 ose 10 minuta për të qenë gati. Paraqitja e të enjten ishte çelësi i rezultatit”, ka deklaruar Brian Priske./Sport Ekspres/