Pasditen e sotme eshte luajtur ndeshja e pare gjysmefinale e Kupes se Shqiperise ne futboll per femra, ajo ne mes Vllaznise dhe Tirana AS. Ne fund te takimit te luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte vulosur fitorja e thelle e ekipit shkodran ne shifrat 8-0.

Nje rezultat ndoshta jo i denje per nje ndeshje gjysmefinale te kupes, por per trajnerin e Tirana AS Petrit Haxhia, kjo ndeshje thjesht vertetoi edhe njehere diferencen e madhe qe Vllaznia ka me te gjithe ekipet e tjera.

“Sigurisht qe ishte nje humbje e thelle per ne, por ishim te pergatitur sepse dihet qe Vllaznia eshte skuadra me e mire e futbollit shqiptar te femrave dhe askush nuk mundet t’i beje balle asaj.

Eshte nje ekip i mireorganizuar dhe i mireformuar dhe merite te jashtezakonshme per kete ka presidenti i tij, miku im Lazer Matija. Vllaznia ka konsideruar si e denje edhe ne Kupat e Europes dhe kuptohet qe ne nuk mund te bejme asgje perballe saj.

Madje shpeshhere duhet te jemi te kenaqur nese nuk humbasim me nje rezultat me dy shifra sepse ne futbollin e femrave eshte ndryshe. Kur ekipi peson 2-3 gola shpejt, pastaj eshte e veshtire te karikosh ekipin dhe mund te pesosh nje dyzine golash nga ky ekip.

Jemi 12 skuadra pjesmarrese ne kampionat dhe Tirana AS eshte ne vend te trete, por llogarit se sa diference te madhe ka Vllaznia me ne, por edhe me te gjithe ekipet e tjera. Ajo eshte e padiskutueshme si kampione dhe fituese e kupes”- ka deklaruar trajneri i mirenjohur i shume skuadrave ne futbollin shqiptar, qe tashme po drejton ekipin e femrave Tirana AS./SHKODRA-SPORT.COM/