Vllaznia mori një pikë të rëndësishme ndaj rivalit direkt, Laçi në garën për titull. Shkodranët barazuan pa gola 0-0 e në fund të ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç u shpreh për “Gol pas Goli”, i kënaqur me pikën e parë dhe me paraqitjen e skuadrës.

Barazimi ndaj Laçit? “Si fillim dua t’i bëj komplimenta skuadrës time për lojën e zhvilluar. Sot luajtëm me kundërsulme për të zënë në befasi Laçin. E kishim menduar në këtë mënyrë variantin taktik dhe jam i lumtur që bëmë këtë zgjedhje, kemi shpërdoruar shumë. Duhet të punojmë më shumë për të gjetur golin”.

Cisse? “Mendoj se ai luajti mirë, por nuk është e lehtë të luash një kundër 3 mbrojtësave. Jam i kënaqur me paraqitjen e tij, por duhet të përmirësohem shumë në fazën sulmuese”.

Skema? “Menduam se Laçi do të luante me 3 në mbrojtje e ne kishim këtë mënyrë lojë. Gjatë ndeshjes e kemi parë këtë vendosje e kemi krijuar shumë. Ajo që të vjen keq është se kemi vuajtur në finalizim e për këtë duhet të punojmë shumë”.

Ndeshja e Kupës ndaj Laçit? “Kemi bërë një sezon të mirë dhe ky kompeticion nuk është i lehtë. Skuadrat kanë qenë shumë të përgatitur për të luajtur ndaj nesh, ajo që na mungon është finalizmi dhe mungesa e besimit te lojtarët. Duhet t’i japim besim lojtarëve dhe duhet të shënojmë. E presim me padurim ndeshjen në Kupë dhe mendoj se do t’ia dalim”, u shpreh Brdariç.