Vllaznia arriti të fitonte kundër Partizanit me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Liridon Latifi. Pas ndeshjes, trajneri i portierëve të shkodranëve ka ironizuar Ilir Dajën përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ideal Lekiqi shkruan se golat bëhen me topat brenda fushe e jo ato që mungojnë jashtë saj. Nëpërmjet një “Instastory”, ai ironizonte trajnerin kryeqytetas:
“Të gjesh alibi që munguan topat jashtë fushe më duket sa e ulët aq dhe qesharake. Po me sa di unë, golat bëhen me topa brenda fushe e topi në fushë nuk mungoi asnjëherë sa mbaj mend unë”.
Pas ndeshjes, në prononcimin e zakonshëm për shtyp trajneri Ilir Daja u shfaq i mërzitur dhe i irrituar për mënyrën se e trajtuan këtë sfidë shkodranët. Pas daljes me karton të kuq të Ardit Krymit, Vllaznia u mundua të mbrohej me çdo mënyrë për të mos humbur 3 pikëshin.
55-vjeçari tregoi se u zhdukën edhe topat rreth e rreth fushës vetëm e vetëm që të ulej ritmi dhe të vonohej loja. E pikërisht për këtë deklaratë ka ardhur edhe përgjigja e njërit prej pjesëtarëve të stafit teknik të Vllaznisë./newsport/