Vllaznia mori dje një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Partizani në shtëpi. Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga Latifi, ndërsa shkodranët ruajtën deri në fund rezultatin edhe pse luajtën me një lojtar më pak për rreth 30 minuta.

Në fund të sfidës për mediat, presidentin Alban Xhaferi u shpreh tepër i lumtur për këtë fitore dhe premtoi premio për lojtarët. Numri një i skuadrë shkodrane foli gjithashtu edhe për merkaton e janarit, por edhe për diferencën prej 7 pikësh me vendin e parë që mbahet nga Tirana.

“Ishte një lojë e mrekullueshme e skuadrës, edhe pse ishim me 10 lojtarë, luftuam deri në fund. Fati na buzëqeshi dhe arritën të fitonim në fund. Kampionati është i gjatë, asgjë nuk ka mbaruar dhe mendoj se jemi drejt objektivave që kemi paracaktuar për titullin kampion”.

Kthimi mbrapa nbë pjesën e dytë? “Këto janë strategjitë e trajnerit sepse duhet të menaxhohet loja me 10 lojtarë. Mund të ketë edhe gabime, por duhen analizuar nga grupi teknik. Skuadra kishte një dëshirë të madhe për të luajtur e për të fituar e kjo u pasqyrua në fushë që fituam”.

Janë shumë 7 pikë nga Tirana? “Vjet ne ishim 9 pikë dhe humbëm kampionatin. Kampionati është i gjatë e ka disa skuadra që luftojnë për titull dhe Partizani duhet përgëzuar për ndeshjen që bëri. Për ne 7 pikë nuk janë asgjë për t’i arritur”.

Mekato e janarit? “E kemi theksuar që në merkaton e janarit është e vështirë të gjesh lojtarë, por ne jemi duke parë për të plotësuar repartet që kemi probleme. Mund të ketë edhe largime nga skuadra nga ata lojtarë që nuk kanë bërë mirë”.

Premio? “Po, lojtarët do të marrin nesër (sot) premion pasi ishte për 3 ndeshjet e fundit”.

Tifozët? “Mendoj se Shkodra shquhet për tifozillikun. Na dhemb që stadiumi nuk është i mbushur pasi sot ishte një ndeshje që duhet të kishte më shumë tifozë. Duhet të rikthejmë besimin e tifozëve që të jenë të pranishëm në stadium pasi janë lojtari jonë i 12”.

Sfida ndaj Skënderbeut? “Kanë një skuadër të mirë, të konsiliduar dhe mua më pëlqejnë pasi kanë bërë ndeshje të bukura. Kanë patur probleme nga arbitrat e mendoj se i kanë ngrënë hakun deri në një pikë. Ne do të luftojmë për të fituar pasi për ne është shumë e rëndësishme ndeshja ndaj Skënderbeut, por edhe çdo ndeshje që vjen pas”, u shpreh Brdaric.