Trajneri i Përfaqësueses Italiane, Roberto Mançini ka deklaruar këtë të shtunë se sulmuesi suedez, Zllatan Ibrahimoviç është një nga më të mëdhenjtë në histori.

Duke folur për mikrofonët e “Sportmediaset”, trjaneri italian theksoi se Ibra është në të njëjtin nivel me Mesin dhe Ronaldon, për arsye se kudo që ka shkuar ka fituar kampionatin dhe ka shënuar një lumë golash.

“Zllatan është një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave. E vendos në të njëjtin nivel me Mesin dhe Ronaldon, sepse kudo që ka shkuar ka fituar kampionatin dhe ka shënuar një lume golash,” tha Mançini.