Basketbollistet e Vllaznise pasditen e djeshme moren fitoren e dyte ne kampionat teksa munden ne Shkoder ekipin e Partizanit me rezultatin 80-58. Kuqeblute nuk e vune asnjehere ne dyshim fitoren dhe ajo qe shihet eshte se gjendja e ekipit nga ndeshja ne ndeshje po vjen duke u rritur.
I kënaqur është shfaqur pas ndeshjes edhe trajneri amerikan Matthew David Jones, sipas të cilit nga dita në ditë dhe nga ndeshja në ndeshje skuadra e drejtuar prej tij po e rritë nivelin e lojës duke dhënë sinjalet e një skuadre pretendente, ashtu siç e kërkojnë edhe tifozët kuqeblu.
“Nuk do ta quaja një fitore të lehtë këtë ndaj Partizanit, por mund të them se jemi në drejtimin e duhur. Në sulm dhe në mbrojtje mendoj se luajtëm më mirë këtë herë dhe pashë të gjithë ekipin të angazhuar për të bërë më të mirën.
Deri tani kemi luajtur edhe me dy ekipe shumë të mira si Teuta dhe Goga Basket dhe padyshim që do të punojmë fort që të krahasohemi me ta. Objektivi i Vllaznisë është të jetë në garë për kampionatin dhe të luajë në mënyrën më të mirë të mundshme që të jemi sa më lart në renditje.
Jemi duke ecur në rrugën e duhur sepse kemi shumë pak për stërvitje dhe kaq sa po bëjmë, besoj se po ecim mirë. Ndeshjen e ardhshme e kemi perballe nje ekipi tjeter te forte si Tirana dhe do te mundohemi te bejme me te miren ndaj saj”./SHKODRA-SPORT.COM/