Trajneri Frenk Lampard është shkarkuar nga pankina e Evertonit pas vetëm një viti qëndrim.

Rezultatet e dobëta dhe pozicionimi në vendin e 19-të në tabelën e Premier Ligës janë bërë shkak për këtë vendim.

Ende nuk dihet kush do të jetë pasuesi i Lampard, por pritet të bëhet i ditur në orët në vijim.

Rikujtojmë se ish-futbollisti i Çelsit mori drejtimin e klubit pas largimit të Rafael Benitezit në janar të vitit 2022.