Pas kalimit edhe të Partizanit në turin tjetër, tashmë janë përcaktuar katër ekipet më të mira të kampionatit kombëtar të volejbollit të meshkujve që do të vazhdojnë më tej rrugëtimin e tyre për fitimin e titullit kampion.

Vllaznia në turin gjysmëfinal do të ndeshet të premten me Tiranën dhe padyshim që objektivi sipas trajnerit Ermal Kraja do të jetë jo vetëm fitorja e kësaj ndeshje që do të luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, por do synojë t’i shkojë deri në fund këtij kampionati.

“Ne kemi kohe qe pergatitemi per keto ndeshje. Kuptohet qe edhe Tirane do te kete objektiv fitoren dhe kalimin ne finale megjithate jemi ne gjendje me te mire dhe kete besoj se kemi per ta treguar edhe ne fushen e lojes”- shprehet ai.

I pyetur nëse Vllaznia i ka mundësitë për të luftuar deri në fund për titullin kampion, ngaqë në kupa shfaqi probleme, trajneri Kraja shprehet: “Vllaznia i ka mundesite dhe aftesite per t’i shkuar deri ne fund kesaj gare. E kam thene se gabimet e konstatuara ne ndeshjet e kupes, tashme jane korigjuar dhe ne ndeshjet e fundit te ketij sezoni, do te tentojme te bejme sa me mire per te luftuar deri ne fund per fitimin e titullit kampion”.

Ndeshja Vllaznia- Tirana do të luhet të premten në orën 18.00 dhe tifozët shkodranët priten të jenë të shumtë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në mbështetje të kuqebluve që kuqeblutë të hedhin hapin e parë drejt kalimit në finale të kampionatit.
© shkodrasport.com