Vllaznia nuk ia ka dale te marre rezultat pozitiv ndaj Juventusit ne ndeshjen e pare te turit te dyte te Liges se Kampioneve te Europes, ate te luajtur mbremjen e sotme ne stadiumin “Loro Borici” dhe te fituar nga kampionet italiane ne shifrat 2-0.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri Leka eshte shprehur: “Sigurisht qe dhame me te miren tone, por te luash ndaj nje skuadre si Juventusi pa tre prej lojtareve kryesore, nuk eshte aspak e lehte per nje ekip si Vllaznia.

Perpos dy mbrojteseve qe sic eshte bere e ditur jane demtuar, diten e djeshme na ka dale pozitiv me covid edhe nje tjeter futbolliste dhe kjo na ka prishur shume pune.

Beme dy levizje per te kompesuar mungesen e kesaj lojtareje, por nuk ia dolem si duhet. Ne pjesen e pare Juventusi na ka goditur ne dy momente jo te rrezikshme dhe qe mund te ishin zgjidhur ndryshe.

Ne pjesen e dyte kemi permiresuar shume gjera dhe kemi pare perpara, por nuk ia dolem te shenojme. Nje humbje qe kuptohet na i zbeh shume shanset per t’u kualifikuar, por Vllaznia nuk do te shkoje ne Torino per te kaluar rradhen. Edhe atje do te synojme te tregojme vlerat tona me te mira”./SHKODRA-SPORT.COM/