Kane mbetur edhe dy jave nga ndeshja e pare dhe ne Shkoder kane filluar te mendojne seriozisht per perballjen ndaj ukrainaseve te Vorskla Kharkiv-2 e cila do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”, nderkohe qe e kthimit do te luhet pas nje jave po ne kete impiant sportiv.

Per trajnerin e Vllaznise Nikolin Leka, fakti qe te dyja ndeshjet do te luhen ne Shkoder eshte nje favor per ekipin e tij, por njekohesisht edhe nje pergjegjesi shume e madhe sepse do te kete me shume pergjegjesi per te justifikuar besimin e tifozeve shkodrane.

“Nuk ka short të lehtë në këtë fazë të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian sepse në lojë kanë mbetur ekipe me emër dhe investime të mëdha. Shorti na ka rënë me një ekip ukrainas. Për shkak të situatës në vendin e tyre, sipas një marrëveshje në mes drejtuesve të dy klubeve është rënë dakord që të dyja ndeshjet të luhen në Shkodër.

Kuptohet që kjo është në të mirën e Vllaznisë, por ka edhe përgjegjësi brenda sepse luajmë para publikut tonë dhe po aq sa është gjë e mirë, ka edhe ndikimin tjetër sepse janë emocionet dhe përgjegjësia e madhe. Gjithsesi ne do të tentojmë dhe do të luftojmë fort për ta kaluar edhe këtë tur. Kjo është diçka shumë e vështirë, por ne nuk do të dorëzohemi dhe do të bëjmë punën tonë deri në fund.

Të mos harrojmë se kundërshtari ka një ekip shumë të mirë. Sezonin e kaluar ka marrë pjesë në fazën e grupeve të Champions League, megjithatë kjo gjë nuk na tremb. Për momentin kemi problem me dëmtimin e sulmueses Shala dhe klubi po sheh mundësinë e marrjes së ndonjë sulmueseje tjetër por kjo gjë është e vështirë në këto momente.

Pavarësisht kësaj, me kontigjentin aktual ne do të futemi në fushë më 21 dhe 28 shtator me objektivin e qartë për të tentuar kualifikimin, çka do të ishte historike për Vllazninë dhe futbollin shqiptar të femrave sepse do të futeshim në fazën e grupeve të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian”- eshte shprehur trajneri Leka./SHKODRA-SPORT.COM/