Vllaznia do të presë këtë fundjavë në “Reshit Rusi” Dinamon, një nga ekipet simpatike të Kategorisë së Parë. Pas një jave, kuqeblutë luajnë sërish në fushën e tyre me Besëlidhjen. Dy skuadra që deri pak javë më parë kanë qenë pretendente ashtu si dhe shkodranët.

Por, trajneri Lika ka nisur menjëherë nga puna dhe duket se po i vlerëson shumë takimet e radhës. Për këtë u ka kërkuar lojtarëve që të japin më të mirën në të dyja sfidat, sepse duhen marrë me patjetër 6 pikë. Aktualisht diferenca mes kuqebluve kryesues të Grupit në Kategorinë e Parë dhe shijakasve të Grupit B është 6 pikë.

Në Shkodër kërkojnë Superioren sa më shpejt dhe trajneri Hasan Lika edhe sot, bashkë me stafin e tij, para skuadrës kanë kërkuar 6 pikë duke i vënë si ultimatum edhe lojtarëve për vetë synimet që ka ekipi kuqeblu.