Aldrit Oshafi vulosi fitoren e Teutës me golin e realizuar në minutën e 66′. Pas sfidës, sulmuesi është shprehur tepër i lumtur për fitoren e sotme dhe se ekipi duhet të vazhdoj me të njëjtin ritëm.

Jam shumë i lumtur për golin, që ndihmova ekipin dhe arritëm fitore të rëndësishme sot. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në ndeshjet e ardhshme. Ndjehem shumë mirë, trajneri më ka dhënë besimin që do të shënoja.

E falënderoj dhe shpresoj ta shfrytëzoj edhe në vijim. Dedikim i golit është për të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe sidomos familjes në radhë të parë.

Kallaku është një afrim shumë cilësor dhe mendoj se do të na bëjë shumë punë në ndeshjet e ardhshme edhe ne sulmuesve që të kemi më shumë realizime të tjera.

Pozicioni në fushë? Duke qenë se jam edhe pak i gjatë, më mirë e ndjej veten në qendër. Objektivi i parë është që ekipi të jetë sa më lart në renditje, të mos diskutojmë mbijetesën. Objektivi i dytë është të shënoj sa më shumë gola”, u shpreh Oshafi në një prononcim për “Oversport”.