Te shtunen Terbuni do te prese ne “Ismail Xhemali” ekipin e vendit te parafundit te renditjes, Turbinen e Cerrikut. Ne pamje te pare konsiderohet nje sfide e lehte, por ne fakt ne kampin pukjan nuk mendojne keshtu. Kjo per vete pozitat e tyre ne renditje teksa ende jane te rrezikuar per te qene ne zonen “play-out”.

Ne prag te kesaj ndeshje, ka dhene nje prononcim per mediat edhe trajneri Ramadan Ndreu. Ndonese ai erdhi ne krye te skuadres me shume shprese per ndryshimin e situates, ne fakt rezultatet nuk kane qene ato te pritshmet.

“Na pret një ndeshje e fortë këtë javë. Duke parë punën që po bëjnë djemtë dhe impenjimin e gjithsecilit në proceset stërvitore, mendoj se do ta kalojmë. Kemi vetëm një objektiv, fitoren. Luajmë në shtëpi dhe nuk mund të falim. Mundësitë janë për ta arritur atë, por duhet që djemtë të tregojnë seriozitet në çdo moment.

Kampionati sa vjen e vështirësohet. Kanë mbetur dhe 18 pikë në lojë dhe çdo skuadër do të kërkojë të sigurojë sa më shpejt objektivin. Ne kemi si mision fillestar, që të shmangim ‘play-out’in. Më pas të shikojmë për më shumë. Nuk duhet të jemi euforikë, por të tregohemi shumë të kujdesshëm. Vetëm kështu mund të arrijmë atë që dëshirojmë.

Nëse djemtë do të japin atë që tregojnë në stërvitje dhe në fushën e lojës, mendoj se i kemi mundësitë që në fund të sigurojmë vendin e shtatë dhe pse jo të gjashtin. Nëse e arrijmë këtë do të ishte supër. Tani vëmendja jonë është vetëm të Turbina. Duke i marrë takimet një pas një, mund të arrijmë atë objektiv që kemi”