Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi ka folur për Lorik Canën, në premierën e filmit të mbrojtësit legjendar kuqezi.

Për ish-kapitenin e Shqipërisë, Panuçi kishte vetëm fjalë të mira. Nuk mund të mungonte një koment për rivalitetin mes Romës dhe Lacios, me skuadrën e fundit me të cilën ka luajtur Cana, ndërsa Panuçi ka mbrojtur ngjyrat e Romës. Për “RTSH Sport”, tekniku italian tha:

“Loriku ka shkruar historinë në futbollin shqiptar. Po bën një punë shumë të mirë me fonacionin e tij. Nuk do ta shikoja dot me fanellën e verdhekuqe (Romën), pasi ka qenë emblemë te Lacio dhe kudo që ka shkuar.

Normalisht, do ta doja një lojtar si ai edhe në kombëtaren e tanishme. Koha nuk kthehet pas, prandaj i uroj fat në rrugën që ka nisur”,- përfundoi Panuçi.