Skuadra e tij u mund me rezultatin e thelle 0-7 nga Vllaznia ne ndeshjen çerekfinale te Kupes, megjithate trajneri i Murlanit Arben Parmeza nuk eshte shfaqur i merzitur pas saj. Ne prononcimin e dhene per mediat eshte shprehur se per te e rendesishme eshte qe loja e skuadres po vjen ne rritje.

“Ishte kënaqësi që zhvilluam një ndeshje dinjitoze duke pasur parasysh që kishim vetëm një javë kohë që të përgatitemi. Gjithsesi afrimet e reja, pra investimet që ka bërë presidenti Përparim Rraboshta, e kanë ngritur lojën e Murlanit duke e bërë skuadër më kompetitive.

Kjo ishte një lojë dinjitoze, një lojë e luajtur nga minuta e parë deri te e fundit, pra krejtësisht ndryshe nga loja e parë që kemi zhvilluar në fillim të sezonit.

Unë nuk shikoj rezultatin por shikoj lojën e cila ishte dinjitoze dhe ajo që bëri ndryshimin sot ishin kualitetet. Duhet të pranohet që Vllaznia sot me 2-3 kualitete shumë më të mira se sa Murlani, ashtu si Murlani ka 2-3 mangësi që duhet të ndërhyhet.

Tashmë koha për ne është miku sepse deri tani e kemi pasur armik, pra do të kemi kohë më tepër për tu përgatitur. Kampionati fillon shumë shpejt, menjëherë sa të mbarojë Kupa, kështuqë këtë kohë do ta shfrytëzojmë për tu ngritur më tepër dhe të lidhen afrimet e reja me ekipin”- eshte shprehur Parmeza./SHKODRA-SPORT.COM/