Mbrojtësi i Vllaznisë Denis Pjeshka ditët e fundit ka bërë një veprim që do të rezultojë shumë i rëndësishëm për të ardhmen e karrierës së tij.

Siç kemi bërë të ditur edhe më parë, në ndeshjen e fundit të kampionatit të kaluar, atë ndaj Skënderbeut u dëmtua dhe u largua nga fusha e lojës duke e patur të pamundur ta çonte deri në fund atë.

Pas ekzaminimeve të bëra, rezultoi të kishte çarje të meniskut, çka ia bënte të domosdoshme ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e tij të djathtë.

Por duke parë rrëmujën që ekziston aktualisht në klubin shkodran, vendosi të mos presë më gjatë dhe për këtë arsye, i është drejtuar Turqisë për ta kryer atje këtë ndërhyrje.

Çdo gjë duket se ka shkuar mirë dhe sipas mjekëve, futbollisti pas një muaji do të nisë stërvitjen e lehtë.

Tashmë mbetet për t’u parë se me cilin ekip sepse Pjeshka duket se ka marrë një ofertë nga Denislispor i Turqisë dhe duhet parë se çfarë do të ndodhë.

E rëndësishme është që tashmë dëmtimi ka kaluar dhe shumë shpejt 22 vjeçari do të vijojë normalisht stërvitjen.
www.shkodrasport.com