Kukësi ka zyrtarizuar afrimin më të ri, i cili është mesfushori Mirza Delimedjac.

Në një reagim në rrjetet sociale, “verilindorët” bëjnë me dije se 23-vjeçari ka firmosur këtë të enjte me Kukësin, duke u larguar nga klubi i Septemvri Sofia dhe nga kampionati bullgar, ku ishte transferuar në verën e 2022-shit.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Mirza Delimedjac është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për një sezon e gjysmë.

23-vjeçari Delimedjac vjen te Kukësi nga kampionati bullgar ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Septemvri Sofia. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Josanicës, Tampines Rovers dhe Novi Pazar.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Mirza Delimedjac dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Mirza”-shkruan Kukësi.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e mesfushorit serb në kampionatin shqiptar, ndërsa deri në këto momente e ka zhvilluar karrierën e tij në Singapor, Serbi dhe së fundmi në Bullgari.