Java e trete e “Abissnet Superiore” ka ulur siparin tashme dhe padyshim qe ne te gjitha analizat e diskutimet eshte thene se kemi te pare te bejme me nje jave shume interesante ku nuk kane munguar edhe rezultatet surprize. Ne nje analize te kesaj jave, gazetari i njohur Ervin Baku, ka thene se kemi te bejme me nje kampionat qe ne pamje te pare do te jete shume i forte.

“Kampionati ka filluar mire per Partizanin, por duhet te presim deri nga java e gjashte apo e shtate, per te pare gjendjen me te mire te te gjitha skuadrave, por ajo qe eshte e sigurte ka te beje me faktin se ky kampionat do te kete shume rivalitet si per skuadrat qe do te luftojne per titullin kampion, per Europen apo per te mos rene nga kategoria.

Ne kete jave te trete me ka bere shume pershtypje ajo fitore e Kastriotit ne Kukes. Perpos kesaj, fitorja e kater skuadrave ne transferte tregon se kampionati eshte shume i forte. Egnatia perseriti serish suksesin e vjetshem ne Laç. Erzeni barazoi ne Durres ndaj Teutes dhe kemi te bejme me nje nisje fantastike te shijakasve dhe mbetet i vetmi ekip i Superiores qe nuk ka pesuar gol ne keto tre javet e para.

Por nderkohe ky barazim i ka kushtuar pankinen trajnerit te Teutes Renato Arapi dhe me habit fakti se pse durrsaket duhet ta ndryshojne kaq shpejt trajnerin. Nderkohe klasikja e futbollit shqiptar, klasikja Tirana- Vllaznia i kishte te tre rezultatet brenda. Nje ndeshje e cila i pati te gjitha brenda, gola, kartona te kuq dhe ne fund mendoj se Vllaznia e meritoi fitoren.

Siç duket Josa ‘i qan” keto ndeshje. Ndoshta Vllaznia fitoi edhe me fat, por edhe ai eshte pjese e futbollit. Te fitosh brenda ne Tirane ndaj ekipit kampion ne fuqi, eshte diçka shume e rendesishme per ecurine e nje ekipi. Kjo perballje ishte per te treguar edhe muskujt te dy skuadrave qe jane pretendente per titull. Por kampionati eshte i gjate dhe duhet te presim. Shenjat e para jane dhene dhe ato tregojne se do te kemi te bejme me nje kampionat shume te forte”./SHKODRA-SPORT.COM/