Situata tek Kukesi nuk eshte e qete. Rezultatet e para te ekipit ne kete fillim-sezoni nuk kane qene ato te duhurat dhe si rrjedhoje pas tre javesh kampionat ka arritur te grumbulloje vetem nje pike. Natyrisht shume pak per nje skuader e cila eshte ndertuar per te qene pretendente e forte per titullin kampion.

Ne keto rrethana, ne kampin kukesian kane filluar edhe problemet. Çdo dite e me shume flitet per mundesine e largimit te trajnerit Skender Gega, por para tij ka ardhur nje tjerer mase ndeshkimore nga ana e klubit.

Presidenti i nderit i FK Kukesi, Safet Gjici ka qene i ftuar mbreme në emisionin “Fair Play” që drejtohet nga Enkeleida Zeko. Ai është shfaqur shumë i irrituar me trajnerin, stafin teknik dhe lojtarët për rezultatet e arritura në këto tre javë të para. Madje është marrë masë edhe për Pero Pejic, që në rolin e zëvendës trajnerit, është pezulluar nga detyra.

“A është pezulluar Pejic nga detyra? Këto janë pyetje qesharake, pse bëhet si pyetje? Keni ndonjë pyetje tjetër në lidhje me sportin? Do pezullohet ndonjë ditë edhe punëtori i fushës, ju do të pyesni prapë. Pejic u pezullua se nuk bëri mirë detyrën e tij dhe prandaj, duhet të reflektojë tani”, tha Gjici.

Nje deklarate e tille e pohon vendimin e marre per zevendestrajnerin Pejiç, por duket se Gjici nuk ka nder mend te ndalet ketu. Akuzave te tij per mungese serioziteti ne punen e trajnereve apo mungese pergjegjesie nga lojtaret, nuk do te kalojne pa marre ndeshkimin e duhur.