Ndodhite e sotme ne fundin e ndeshjes Tirana- Murlani, e vlefshme per kampionatin kombetar te futbollit te femrave, i kane shqetesuar pa mase pjestaret e ketij te fundit. Futbolliste dhe pjestare te stafit teknik jane kthyer te zhgenjyer nga kryeqyteti.
Per ta ishte e papranueshme qe nje gol i anulluar me te drejte per pozicion jashte loje, u kthy dhe i konsiderua i rregullt nga arbitrat e takimit pas presionit te stafit te Tiranes por ehde te ndonje “personi civil” qe u fut ne fushe ne ato momente.
Per te mesuar diçka me shume ne lidhje me kete ngjarje te shemtuar, “Shkodra Sport” ka intervistuar trajnerin e ekipit te Murlanit, Arben Parmeza i cili u shpreh ne kete menyre:
– Parmeza, çfare ndodhi sot ne fundin e ndeshjes me Tiranen?
Une them se po ndodhin gjera jonormale. Rezultati ishte 2-2 ne minuten e 90-te dhe Tirana shenoi nje gol, por qe u anullua nga arbitrja kryesore pas sinjalizimit te asistentes per pozicion jashte loje. Por ky vemdim pas disa minutash ndryshoi dhe ato e quajten gol te rregullt.
– Çfare ndikoi qe arbitret ta kthenin vendimin?
Arbitret e kthyen vendimi mbas protestave te gjithe stafit te Tiranes, bashke me gjithe stolin plus edhe ndonje civili.
– Si e perjetuar kete gje? Tentuat te braktisnit fushen?
Kuptohet qe u merzitem shume. Vajzat moren nje vendim per t’u larguar nga fusha. Vetem nderhyrja e presidentit Rraboshta dhe i joni si staf, beti te mundur rikthimin e vajzave ne fushe.
– U rikthyet por qendruat pasiv dhe pesuat edhe golin e katert. Pse reaguat ne ate menyre?
Treguam dinjitet, personalitet dhe karakter sepse pertej rezultatit, kjo ka ma teper rendesi.
– Ju kishte ndodhur me pare nje gje e tille, nje arbitrim i tille?
Asnjehere. Ajo qe me dhemb ma shume eshte se si ka mundesi ne mes te Tiranes perbaltet vendimi i gjyqtares? E mandej i hapet rruge anarkise per te vendose se çfare eshte e drejte.
– Pret nje reagim te federates per kete çfare ndodhi sot?
Une pres qe te triomfoje e drejta ne kete vend, ku per fat te keq, e keqja po mbizoteron te miren./SHKODRA-SPORT.COM/