Vllaznia e basketbollit te meshkujve mbreme ka fituar pa shume veshtiresi ndaj Tiranes, nje fitore kjo qe u jep ende shprese kuqebluve per mbijetese megjithate asgje nuk eshte ne doren e tyre.

Kjo ngaqe gjithçka vendoset nga rezultatet qe do te arrije ekipi i Kamzes ne dy ndeshjet e fundit, pavaresisht se do ndeshet me dy ekipet e vendeve te para, Goga Basket dhe Teuten.

Duke folur per mediat pas fitores me bardheblute, trajneri Neven Plantak eshte shprehur: “Ndeshja ndaj Tiranës ka qenë shansi ynë i fundit. U munduam të bënim maksimumin ndaj kësaj skuadre. Kemi luajtur mirë në tërësi në këtë sfidë, duke përjashtuar minutat e fundit.

Përsa i përket mbijetesës, e kam thënë që do luajmë deri në fund shanset tona dhe do japim maksimumin edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit. Por, tani nuk varet vetëm nga ne. Duhen pritur rezultatet e takimeve të fundit të Kamzës, që luan ndaj Teutës dhe Goga Basket. Derisa të kemi shanse do luftojmë deri në fund.” – tha tekniku Plantak.

Plantak ka te drejte te thote gjithçka por ende nuk e kemi degjuar te mbaje pergjegjesine qe i takon per rezultatet jo te duhura te skuadres qe nga nentor e deri me tani kur rrezikon seriozisht renien nga Superliga.
© shkodrasport.com