Bylisi pësoi një tjetër humbje teksa u mposht 2-0 nga Kukësi. Një tjetër goditje për ballshiotët që tani gjenden në vendin e parafundit me plot 6 pikë larg zonës së sigurt. Pas ndeshjes, trajneri Shenosi foli për mikrofonat e Oversport.

Urime Kukësit, fitoi por nuk luajtën mirë, në pjesën e parë nuk krijuan asgjë. Qendruam mirë taktikisht. Ata ishin në eufori pas fitores me Lacin. Pjesa e parë ishte me plan por e dyta nuk jam i kënaqur fare. Pësojmë gola të njëjtë, goditje standarte. Në këtë pjesë jemi më të fortë, kemi mbrojtës të gjatë dhe nuk më vjen mirë.

U thashë lojtarëve që nuk më pëlqen, ne luajmë kundërshtari fiton. Futbolli luhet për rezultat. Duhet përgjegjësi, u dhashë dy ditë pushimi por tani e anulova. Të flasin haptas se ku është problemi, nëse unë jam problemi unë largohem pasi nuk kam ardhur për karrierë këtu. Erdha të ndihmoj Bylisin dhe presidentin që është jo mirë me shëndet. Nëse lojtart nuk janë të kënaqur me mua i qeras me bakllava nga Stambolli dhe i puth në ballë e më pas iki.

Mungon profesionalizimi, disa lojtarë nuk marrin përgjegjësi, nuk jap emra. Si trjaner me eksperiencë që jam kam një filozofi. Kundërshtari luan mirë aq sa e lejon ti. Në pjesën e parë nuk e lejuam Kukësin por në të dytën ne i dhamë gjithçka. Taktika para ndeshjes bëjnë të gjithë por në fushë, te ajo këndorja çfarë duhet të bëjë trajneri. Shikoni ndeshjen, trjaneri nuk ka cfarë të bëjë. Kemi pësuar gola të evitueshëm. Nuk janë mirë psikologjikisht.

Nuk dorëzohem, kam bërë operacion për të larguar dorëzimin kur kam lind. I thashë doktorit ma hiq këtë pjesë. Nesër kemi mbledhje, na pret Tirana të shtunën.

Kapiteni i Bylisit nuk ishte i fiksuar kur erdha unë por do e vendosim pasi ka lojtarë si Macolli, Ruci që janë të rëndësishëm. Kapiteni është gjysëm-trajner. Nuk është problemi i vetëm kapiteni, kemi probleme primare dhe sekondare përpara.