Kampionati i kategorise se dyte do te nise sot me nje “derbi”, ate ne mes Veleçikut dhe Murlanit. Dy skuadrat do te ballafaqohen perseri ne fushen e lojes vetem pak dite pas perballjes qe paten edhe ne Kupen e Shqiperise kur koplikasit fituan me rezultatin 3-0.
Por sot gjerat mund te jene ndryshe. Kete gje e pranon edhe vete trajneri i tyre Dritan Smajli qe ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” do te shprehej: “Une ua kam bere te qarte futbollisteve te mi se perballja e sotme ndaj Murlanit do te jete nje histori krejt ndryshe nga ajo e Kupes.
Nese atehere Murlani ishte pa stervitje dhe pa u konsoliduar si duhet, tashme vijne me pretendime te tjere ne Koplik dhe prandaj duhet ta vleresojme maksimalisht kete sfide sepse na duhet vetem fitorja per t’i bere nje start te mbare kampionatit”.
I pyetur nderkohe ne lidhje me objektivat e Veleçikut ne sezonin e ri, trajneri Smajli eshte pergjigjur: “Ekipi eshte ndertuar per te qene pretendent. Presidenti i klubit Tonin Marinaj na i ka plotesuar te gjitha kerkesat dhe mendoj se kemi krijuar nje skuader te mire e cila do te konkurroje fort deri ne fund per arritjen e objektivit, ngjitjen ne kategorine e pare”./SHKODRA-SPORT.COM/
Veleçiku i sezonit 2022-2023:
Redmir Lopçi
Leonard Kaçaj
Besard Çokaj
Wesli Çomo
Izmir Balaj
Arsen Banushaj
Arsen Elbasani
Elvis Rrustemaj
Ditmir Ujkaj
David Marku
Kujtim Alçani
Xhuliano Kaçeli
Flavio Zefi
Klodian Pjetri
Emiliano Mehmetaj
Amarildo Kaçaj
Alfred Kaçaj
Brilant Hasaj
Brajan Shekaj
Marsel Rragami
Florind Bardulla
Arenc Dibra
Arsen Hajdari
Tr: Dritan Smajli