Ndryshe nga herët e fundit, Nejmar nuk do të jetë kapiten i Brazilit në kompeticionin e Kupës së Amerikës. Sulmuesi është ndëshkuar nga trajneri Tite, pikërisht për gjestin e shëmtuar ndaj tifozit në finalen e Kupës së Francës me PSG.
Teknikut të Brazilit nuk i ka pëlqyer aspak, gjestin e sulmuesit, i cili i shtyrë edhe nga nervat e disfatës por edhe ofendimeve të tifozit, humbi qetësinë dhe e goditi.
Edhe pse ka kaluar diku tek një muaj, trajner Tite ka vendosur për arsye disiplinore t’i heqë gradat e kapitenit. Ndërkohë, kapiteni i Kombëtares ‘Selecao’ në Kupën e Amerikës, do të jetë Dani Alvesh. Mbrojtësi i cili aktivizohet me Nejmar te PSG, do të marrë rolin e liderit.
Një rol që duhet përmendur se i takon teksa karriera e tij nuk nevojë për shumë prezantim duke parë edhe numrin e titujve në karrierë. Ka qenë vetë federata e futbollit brazilian nëpërmjet ‘Twitter’ e cila ka lajmëruar, se do të jetë mbrojtësi ai që do të ketë rolin special në Kupën e Amerikës./VipSport/
