Trajneri Hasan Lika e kishte paralajmeruar ne nje prononcim te fundit se do te vinte edhe nje sulmues tjeter dhe keshtu ka ndodhur ne fakt. Vllaznia sapo ka zyrtarizuar marreveshjen me nje sulmues te ri nigerian.

Lojtari mesohet se i perket Akademise “Derby” ne Nigeri me te cilen muajin e kaluar drejtuesit shkodrane nenshkruan nje marrveshjes bashkepunimi per shkembim lojtaresh dhe tashme levizja e pare u be realitet.

Kjo eshte bere e ditur permes faqes zyrtare te klubit shkodran ku shkruhet:

Bashkëpunimi i nisur pak kohë më parë në mes KF Vllaznia dhe “Derby Football Academy” të Nigerisë është konkretizuar sot me firmosjen e futbollistit të parë të kësaj të fundit me klubin shkodran.

Bëhet fjalë për futbollistin Izunna Christopher Metu Jesus, një 19 vjeçar që konsiderohet një nga më të talentuarit e kësaj Akademie dhe që nga sot është zyrtarisht pjesë e KF Vllaznia.

Ai ka firmosur për një sezon me klubin tonë dhe pritet të mbërrijë në ditët e ardhshme në Shqipëri, për t’u vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Hasan Lika. Metu Jesus luan në pozicionin e sulmuesit dhe bashkë me lojtarët e tjerë të këtij reparti, pritet të bëjnë më të mirën për skuadrën në gjysmën e dytë të sezonit.

Ardhja e këtij lojtari kësisoj është fillimi i zyrtarizimit të marrëveshjes së bashkëpunimit që dy drejtuesit e lartë të klubit Vllaznia, administatori Lici dhe drejtori sportiv Firat patën arritur muajin e kaluar gjatë vizitës së tyre në Nigeri.