FIFA ka publikuar një raport të ri të “Global Transfer Market”, që tregon me detaje transferimet e të gjithë lojtarëve, të bëra gjatë vitit që lamë pas.

Në këtë raport, thuhet se të gjitha shpenzimet kanë arritur një shifër rekord prej 7.03 miliardë dollarë, 10.3% më shumë se 2017-ta. Ndërkohë janë kryer 16,533 transferta ndërkombëtare.

Ajo që vlen të theksohet nga ky raport është se 78.2% e të gjitha shpenzimeve globale, janë bërë nga klubet e UEFA-s.Anglia ishte shteti që kishte bilancin më negativ me -1.05 miliardë dollarë.

Ndërsa Franca kishte bilancin më pozitiv me 467.2 milionë dollarë. Arabia Sauditë, është shteti që ka bërë një ngritje të madhe në merkato, duke shkuar në vendin e shtatë të renditjes të atyre që kanë shpenzuar më shumë më 173,9 milionë dollarë.