Marash Kumbulla ka qenë një nga emrat më të përfolur në merkaton e janarit dhe deri në ditën e fundit, kishte zëra për një transferim të tij të mundshëm te Napoli apo te Interi.
Lojtari zgjodhi të priste verën, ndërsa futbollistë të tjerë të Veronës ndërruan skuadër duke finalizuar transferime në ekipe të rëndësishme si Rrahmani e Amarabat që gjithsesi janë të huazuar te veronezët deri në mbyllje të sezonit..
Trajneri Ivan Juriç, sot në konferencë për shtyp pas sfidës së barazuar me Milanin, u pyet pikërisht për Kumbullën dhe këta lojtarë që ishin në epiqendër të merkatos, duke i kërkuar mendim se si ishte të stërvitje lojtarë të tillë.
“Kishte pak tension, e kishin pasi kuptohet se shkojnë në klube të tjera më të fortë dhe u bëhen kontrata milionerësh. Në këtë moment fitojnë më pak se sa lojtarë të tjerë dhe është normale që kishin dëshirë të shkonin.
Por nga ajo që kam mundur të shoh në këto muaj është se ka lojtarë shumë seriozë dhe që janë të përkushtuar ndaj skuadrës, kjo skuadër ka një grup të mirë”, tha Juriç para gazetarëve. /vipsport/