Alexander-Arnold është mbrojtësi më i vlefshëm në botë.
Faqja e specializuar për vlerat e futbollistëve, Transfermarkt, ka publikuar ndryshimet e fundit në çmimet e tyre.
Rritje të madhe ka pësuar mbrojtësi i Liverpool, Alexander-Arnold.
21 vjeçari, vlerësohet 110 milionë euro, dhe është mbrojtësi më i vlefshëm aktualisht në botë.
Në renditjen e përgjithshëm, lojtari më i vlefshëm është Kylian Mbappe, që kap vlerën 200 milionë euro, i ndjekur nga Raheem Sterling, me 160 milionë euro.
Neymar renditet në vendin e tretë, me 160 milionë euro.