Suksesi i djeshëm i ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia që fiton trofeun e Kupës së Shqipërisë, padyshim që është vlerësuar maksimalisht nga të gjithë drejtuesit e klubit.

Natyrisht që në pamje të parë ky sukses i këtyre djemve dhe trajnerëve të tyre u sfumua pak në opinionin sportiv nga incidenti i ndodhur me trajnerin Gjoka, por në fakt nuk mund të kalonte krejt në heshtje.

Klubi Vllaznia përveç urimeve për këtë sukses të arritur, mesditën e sotme ka shtruar një drekë festive për të gjithë pjestarët e këtij ekipi.

Natyrisht që e meritojnë. Ky është minimumi që mund të bëjmë për këtë brez të talentuar futbollistësh megjithatë këshilla jonë për ta është të vazhdojnë në këtë rrugë.