Vllaznia luan të premte në 16:45 kundër Skënderbeut në transfertë. Sfida e javës së 22 në Superligë gjen shkodranët me katër dhe ndoshta edhe pesë mungesa.

Jashtë për kuqeblutë do jenë Hoxhaj, Çoba, Hakaj dhe Gurishta, teksa mungesë është edhe ajo e trajnerit Brdaric. Hoxhaj, Çoba dhe Gurishta vuajnë dëmtime, ndërsa Hakaj u ndëshkua me karton të kuq në barazimin 1-1 me Partizanin.

Gjithashtu në ndeshjen e fundit, trajneri Brdaric mori karton të verdhë në stol, duke plotësuar numrin katër të tyre.

Për këtë arsye, kroato-gjermani do duhet ta drejtojë skuadrën nga tribuna, teksa në stol do jetë zëvendësi i tij, Elvis Plori.