Vllaznia barazoi 1-1 në transfertë me Partizanin për javën e 21 në Superligë. Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania” pa kapitenin e shkodranëve të dëmtohej.

Erdenis Gurishta pësoi një lëndim në gju, gjë që pritet ta mbajë jashtë për të paktën dy javë. Mbrojtësit në fillim iu kërkua nga stafi mjekësor që të dilte nga fusha, me Gurishtën që këmbënguli për t’u rikthyer.

Disa minuta në fushë duket se kanë përkeqësuar gjendjen, me lojtarin që u ul në fushë për t’u zëvendësuar nga Heric në minutën e 68-te.

Pritet që sot lojtari t’i nënshtrohet rezonancës dhe kontrolleve të detajuara, për të parë gradën e dëmtimit në gjurin e djathtë./newsport/