HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETransferta korçare lë me 'pasoja' Vllazninë, shkodranët në Kukës me dy...

Transferta korçare lë me ‘pasoja’ Vllazninë, shkodranët në Kukës me dy mungesa

llaznia ia doli të triumfojë në transfertë ndaj Skënderbeut, me shkdranët që tashmë i afrohen kreut me 2 pikë. Kuqeblutë fituan 1-0 ndaj korçarëve, duke vahduar kështu ecurinë e rezultateve pozitive në këtë sezon.

Por siç duket kjo transfertë i ka lënë me “pasoja”. Skuadra e Qatip Osmanit do të luajë sërish në transfertë, këtë herë për llogaritë e javës së 28-të të Superiores. Do të udhëtojë në Kukës për të sfiduar verilindorët.

Për këtë duel Osmani nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Ardit Krymit, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Në këto kushte do të jetë i pezulluar dhe nuk do të mund të japë kontributin e tij ndaj verilindorëve.

Por Krymi nuk do të jetë mungesa e vetme sepse edhe mbrojtësi i djathtë Geralb Smajli që u ndëshkua dje me karton të verdhë, ka plotësuar numrin 4 të tyre dhe si rrjedhojë do të mungojë në takimin e së dielës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments