Sapo eshte hedhur shorti i turit gjysmefinal te Kupes se Shqiperise dhe kater skuadrat pjesmarrese ne te kane mesuar edhe emrat e kundershtareve me te cilet do te ndeshen.
Vllaznia sipas shortit do te luaje ndaj Egnatias ne kete tur. Ndeshja e pare do te luhet ne Rrogozhine, ndersa ajo e kthimit ne Shkoder pas dy javesh.
Ne fakt, rrogozhinasit kishin shprehur hapur deshiren e tyre per t’u ndeshur me Vllaznine dhe kjo deshire iu plotesua. Tashme mbetet per t’u pare se çfare do te dhurojne dy sfidat mes ketyre dy skuadrave.
Çifti tjeter gjysmefinalist do te jete ai ne mes Kukesit dhe Tiranes, ku ndeshja e pare do te luhet ne Kukes dhe e kthimit ne fushen e Tiranes.