HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETransferta në Shkodër, ja si pritet të luajë sot Egnatia në 'Loro...

Transferta në Shkodër, ja si pritet të luajë sot Egnatia në ‘Loro Boriçi’

Egnatia do jetë sot vizitore në Shkodër përballë Vllaznisë në kuadër të javës së 13-të të Superiores. Rrogozhinasit që kanë pretendime serioze këtë edicion do kërkojnë një rezultat pozitiv në “Loro Boriçi”. Dhe nën drejtimin e Shpetim Duros, Egnatia ka gjetur ritmin e duhur dhe rezultatet kanë qenë të mira së fundmi.

Edhe sot përballë kuqebluve, trajneri kryeqytetas duket se ka projektuar edhe titullarët që do zbresin në fushë në orën 16:30. Kështu në portë pritet si gjithmonë Alen Sherri e para tij një mbrojtje e rreshtuar me katër. Ku nga e djathta do jetë Fangaj e majtas do jetë Musta. Me dyshen Malota-Atanda që do përbëjnë qendrën e repartit të prapavijës.

Në mesfushë duket se i sigurtë do jetë Agbekpornu, që do ketë si mbështetje Fernandon dhe njërin mes Mellugjes dhe Ojediran. Në sulm Delarge duket i paprekshëm e ndërsa nga krahët do jetë edhe Jackson dhe Camaj. Për të përbërë kështu 11-tshen që do luajë sot kundër Vllaznisë.

Patjetër që Egnatia është vetëm 1 pikë pas Vllaznisë dhe një kundërshtar për tu marrë në konsideratë. Duke mos harruar edhe humbjen e fazës së parë, ku rrogozhinasit fituan 3-0 përballë kuqebluve, e ky fakt të intrigon më tepër për ndeshjen e sotme. Një duel që pritet të jetë mjaft interesant nën prozhektorët e “Loro Boriçit”.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments