HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETransfertat si ndeshje 'shtëpiake', tifozeria kuqeblu konfirmohet e veçantë

Transfertat si ndeshje ‘shtëpiake’, tifozeria kuqeblu konfirmohet e veçantë

Vllaznia nuk arriti të merrte asnjë pikë në ndeshjen e fundit kundër Laçit. Shkodranët u mundën në shifrat 1-0 nga kurbinasit, rezultat që komplikon disi renditjen e shkodranëve dhe ul dozat e optimizmit për një luftë të mundshme për titullin kampion. Por loja e shfaqur nga kuqeblutë pavarësisht rezultateve që kanë prodhuar ndeshjet ka qenë e një niveli shumë të mirë.

Kjo duket edhe nga tifozeria që po përkrah skuadrën jo vetëm në Shkodër, por edhe në çdo transfertë. Edhe dje në ndeshjen kundër Laçit, tribuna e rezervuar për miqtë ishte plot e përplot. Një atmosferë mjaft e bukur e krijuar nga mbështetësit shkodranë. Kjo duke vijuar edhe traditën e javëve të shkuara.

Ku tifozët kanë ndjekur hap pas hapi e qytet pas qyteti skuadrën e tyre të zemrës. Një organizim dhe atmosferë e tifozerisë shkodrane që mungonte prej shumë vitesh.

Shkodra njihet për tifozët e saj të zjarrtë që gjithmonë ndeshjet në transferta i kanë shndërruar sikur të ishin në “Loro Boriçi” falë pranisë së tyre të madhe në stadiume.

Një tifozeri që prej më shumë se dy dekadash pret të “shpërblehet” nga ekipi i tyre. Me një titull kampion që edhe kësaj rradhe duket i largët për Vllazninë. Megjithatë mbështetja dhe brohoritjet për shkodranët nuk do mungojnë asnjëherë në çdo cep të Shqipërisë ku mund të luajnë kuqeblutë.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments