Nga një portugez në tjetrin. Manchester United tashmë po mendon për postin e Cristiano Ronaldos dhe ka identifikuar trashëgimtarin e mundshëm.

Drejtuesit kanë “peshkuar” Gonçalo Ramos, sulmuesi i Benfica-s që ka zëvendësuar Darwin Nunez dhe ka shënuar tashmë 8 gola në 12 ndeshje zyrtare.

Sipas “The Sun”, drejtuesit e United kanë nisur kontaktet me agjentët e lojtarit për të bërë të mundur transferimin e tij në “Old Trafford” gjatë merkatos së janarit.

Po sipas burimit në fjalë mendohet se skuadra angleze është e gatshme të derdhë në arkat e skuadrës portugeze plot 30 milionë euro për shërbimet e 21-vjeçarit, të cilin Erik ten Hag e pëlqen shumë, ndërsa Ramos pëlqehet gjithashtu edhe nga skuadra të tjera si Neëcastle, Bayern Munich dhe PSG.