Nga Murlani nuk ka vetem largime por edhe afrime. Drejtuesit e tij kane nisur punen per te forcuar skuadren me lojtare te tjere cilesore dhe perpos shkodrane, kane hedhur syte edhe tek te huajt.

Keshtu qe prej dites se premte, menjehere pas ndeshjes se kupes me Veleçikun, ne stervitje me ekipin e Murlanit eshte bashkuar edhe nje futbollist australian. Behet fjale per Usamah Ahmad. 22 vjeçari ka ardhur per prove dhe do te qendroje disa dite ne Shqiperi.

Behet e ditur se ai do te jete ne nje prove 4-5 ditore dhe deri tani duket qe po e bind trajnerin Vahedin Pepaj me paraqitjen e tij.
Murlani dhe sezonin e kaluar ka pasur disa braziliane ne organiken e tij, gje qe tregon qe po investojne tek ky ekip, plus edhe lajmit tjeter qe Bashkia po investon e kjo do te shtoje edhe me shume besimin tek ky ekip qe te ece me tej.

Ahmad i cili luan ne pozicionin e mesfuhsorit te qendres, por mund te pershatatet dhe mbrojtes i djathte, gje qe i jep me teper siguri stafit teknik, qe gjithsesi nuk ka deshire te nxitohet ne vendimin per te.

Nderkohe ne ditet ne vijim pritet te kete afrime te tjera dhe mesohet se deri tani kane shprehur interes deri ne 35 futbolliste ne seleksionime. Emra me peshe te futbollit shqiptar kane konfirmuar pjesmarrjen ne kete ekip si Senad Lekaj, Ari Djepaxhia, Erind Selimaj, Endi Brahimi si dhe Frederik Hila./SHKODRA-SPORT.COM/